Lazim Destani në takimin e Lidershipit Europian: Stabiliteti politik faktor me rëndësi

0
59

I ftuar nga Rrjeti i Lidershipit Europian në Londër, Presidenti i Nderit i Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Z. Lazim Destani mori pjesë në Konferencën që u zhvillua dje dhe sot në ambientet e Parlamentit Britanik.

Kjo Konferencë ka mbledhur së bashku Parlamentarë Britanikë, përfaqësues nga Ballkani Perëndimor e më gjerë, me synim, shqyrtimin e projektit mbi planifikimin e detajuar të një programi të punës ndër-partiake për ndërtimin e mbikëqyrjes parlamentare të politikës së sigurisë në Ballkan.

Pjesëmarrës në këtë Konferencë janë Lordi George Robertson – ish-Sekretar Gjeneral i NATO-s dhe ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar, Lordi Broëne i Ladyton-it – ish-Sekretar i Mbrojtjes i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kryetar i Rrjetit të Lidershipit Europian, Parlamentarë të tjerë nga vendet e Ballkanit e të rajonit, si dhe përfaqësues nga sfera e biznesit.

Fjala hapëse dhe kryesore e Konferencës ishte ajo e Lordit Robertson, ndërsa nga temat kryesore që u prekën ishte ajo e sigurisë në rajonin e Ballkanit, – Situata aktuale në vendet e Ballkanit pas invazionit rus në Ukrainë.

“Në darkën e organizuar pata rastin t’i përshëndes të pranishmit duke i falënderuar miqtë tanë ndërkombëtarë për përkrahjen e vazhdueshme që ata i japin vendeve të rajonit tonë të Ballkanit. Siguria dhe stabiliteti politik janë faktorë të rëndësishëm për bashkëpunimin dhe zhvillimin ekonomik të rajonit” shkruan z. Destani në facebook.