Lazim Destani pjesë e forumit ndërkombëtar me pjesëmarrje të sekretarit shtetërore Mike Pompeo dhe njeriu i pare i parlamentit europian Sassoli

Këtë të mërkurë u mbajt forumi ballkanik online mbi Antisemitizmin, unik në llojin e vet. Forumi u organizua nga Combat Anti-Semitism Movement në bashkëpunim me Parlamentin e Shqipërisë.

Pjesë e këtij forumi online ishte dhe filantropi Lazim Destani i cili ndoqi diskutimet  për krijimin e një mburoje të fortë në rajonin e Ballkanit kundër urrejtjes dhe intolerancës, si dhe promovimin e bashkëpunimit në luftën e anti-semitizmit.

Në këtë aktivitet i pranishëm online ishte dhe sekretari amerikan i shtetit Mike Pompeo dhe Presidenti i parlamentit evropian, David Sassoli.

Teksa falënderoi Shqipërinë dhe popullin shqiptar, Pompeo tha se pas luftës dhe holokaustit ata ofruan një ndihmë të rrallë për hebrenjtë, duke i shpëtuar nga nazizmi.

Javën e shkuar parlamenti shqiptar votoi në unanimitet një rezolutë për miratimin e përkufizimit të përdorshëm për antisemitizmin, të përcaktuar nga Aleanca Ndërkombëtare për Përkujtimin e Holokaustit duke iu bashkuar 43 vendeve të tjera që e kanë miratuar atë.