Lëndohet Ter Stegen, mungon në stërvitje

Nënshkrimi i ri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, ka marrë një lëndim në stërvitje dy javë para fillimit të sezonit në La Liga.
Portieri gjerman, i cili do të ketë për rival përforcimin tjetër të verës Claudio Bravo për pozitën e portierit të parë në Camp Nou,pësoi një lëndim në shpinë gjatë stërvitjeve të së hënës.

Stafi mjekësor i Barcës sot tha se lëndimi nuk është i madh, por ata kanë vendosur ta mbajnë atë jashtë ekipit stërvitor për një kohë.

“Portieri i parë i ekipit Marc-Andre ter Stegen ka pësuar një goditje në shpinë gjatë seancës së dytë stërvitore të së hënës”.

“Testet kanë konfirmuar lëndimin e portierit gjerman, i cili do të punoj vetë për seancat stërvitore të radhës”, thuhet në deklaratën e Barcës.