Liga e Parë e futbollit të Maqedonisë së Veriut nesër sjell 6 ndeshje në kuadër të xhiros së 31-të. Përballje interesante do të luhet në Strumicë, aty ku Akademia Pandevi do të takohet me Shkëndijën në një duel direkt për vendin e dytë. Kampionët e ri, Shkupi në Çair do të presin Makedonija Gjorçe Petrovin e udhëhequr nga trajneri Muharem Bajrami. Renova në këtë xhiro do të luajë në trasfertë me Tikveshin, ndërsa Struga pret në shtëpi Bregallnicën. Në ndeshjet tjera takohen, Skopje – Pelisteri dhe Rabotniçki – Boreci. Të gjitha 6-të takimet e xhiros së 31-të luhen në termin të njejtë, duke nisur nga ora 17:00.