Lisa Bujaj shumë shpejt vjen me projektin e ri, këtë herë duet

Artistja Lisa Bujaj ka gati projektin e rradhës ku do të jetë në bashkëpunim me këngëtarin Dionis Delia e pritet të publikohet shumë shpejt me një klip të bukur. Lisa e cila është me origjinë nga Malësia por që jeton në Nju York e është mjaft e angazhuar atje ndërsa për shkak dhe të largësisë nuk është shumë aktive nëpër festivalet shqiptare por ka marrë pjesë në sofrën e Kelmendin në inagurimin e Ditës së Nana Tereze dhe disa pagëzime, si dhe në Logun e Bjeshkëve 2018. Artistja ka 22 vite që jeton në Amerikë ndërsa sikur ka lindur me pasionin dhe artin për instrumentin më të bukur shqiptar pasi që në moshën 3 vjeç ajo i bie çiftelisë dhe muzika që ajo luan e këndon mjaft bukur është ajo burimore folklorike. Vetë këngëtarja ka dashur të falenderoj ata që kanë bashkëpunuar me të për këngën e re që do vijë si pronarin e Blue Sky TV, Gezim Brahusha, këngëtarin në duet Dionisin si dhe Ansambli “DARDANIA” Tropojë, si dhe autorin e tekstit dhe muzikë Pjetër Kola dhe orkestruesin Behar Neli.