Lista me favoritët për Topin e Artë

Pas një ndërprerje tre mujore, gara për Topin e Artë këtë sezon është rikthyer dhe po zhvillohet, me lojtarët më të mirë në botë që po përpiqen të marrin në duart e tyre çmimin më prestigjioz që futbolli mund të ofrojë. Lionel Messi mbetet fituesi i fundit i këtij trofeu, por duket se këtë sezon do ta ketë të vështirë ta mbrojë atë, ku pritet të shënohet edhe fundi i dominimit të tij me Cristiano Ronaldon në botën e futbollit.

Shkaku i COVID-19 kalendarët sportivë kanë pësuar shumë ndryshime, dhe Liga e Kampionëve do të përfundojë sezonin vetëm në muajin gusht.

Paraqitjet në Ligën e Kampionëve mund të jenë vendimtare për të fituar pikë në garën për Topin e Artë.

Se si qëndron renditja për të fituar Topin e Artë sipas Goal.com, mund ta ndiqeni në pjesën e mëposhtme:

10. Bruno Fernandes (Manchester United)
9. Erling Haaland (Borussia Dortmund) |
8. Thomas Muller (Bayern Munich)
7. Kylian Mbappe (Paris Saint-Germain) |
6. Karim Benzema (Real Madrid)
5. Neymar (Paris Saint-Germain)
4. Kevin De Bruyne (Manchester City)
3. Lionel Messi (Barcelona)
2. Cristiano Ronaldo (Juventus)
1. Robert Lewandowski (Bayern Munich)