LSDM: Vijojnë bisedime serioze për formimin e qeverisë, kërkojmë kuadro përgjegjëse

LSDM-ja vazhdon bisedimet serioze për formimin e shumicës së qëndrueshme parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë katërvjeçar, të qëndrueshëm, kumtuan nga partia.

Qeveria e re, thonë ata, do të punojë për të forcuar standardin ekonomik, për të pastruar gjyqësorin dhe për të siguruar shtet të fortë ligjor dhe sundimin e ligjit.

“Shumica e re parlamentare do të sigurojë qeveri të qëndrueshme që ecën përpara në rrugën evropiane, qeveri të përkushtuar për ekonominë, drejtësinë dhe luftën kundër Kovid-19. Qeveri që hap negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe qeveri që me secilin kapitull të ri të hapjes së negociatave do të prezantojë standarde të reja evropiane për jetë më të mirë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së

Nga LSDM-ja theksuan se si palë përgjegjëse po zhvillojmë bisedime për të gjetur zgjidhje të kuadrove përgjegjëse që janë në gjendje të punojnë me përkushtim dhe përgjegjësi për të arritur këto parime që janë në interes të qytetarëve dhe shtetit.

Pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 15 korrik, të martën e kaluar parlamenti i ri u konstituua dhe filloi afati 10-ditor për formimin e shumicës parlamentare, pas së cilës presidenti i shtetit duhet të japë mandatin për të formuar qeveri. Mandatari i caktuar, brenda 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, paraqet programin në Kuvend dhe propozon përbërjen e Qeverisë.