Lufta për kreun e FSHF-së përfshihet nga politika

0
34

Futbolli shqiptar ka hyrë në fazën finale të përgatitjeve për Asamblenë e Zakonshme vjetore e që këtë vit rezulton të jetë edhe zgjedhore për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit. Presidenti aktual Armando Duka, i cili paralel është edhe anëtarë i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së kërkon mandate të ri për të vazhduar projektet e reha të nisura në përmirësimin e futbollit shqiptarë. Por, edhe pse përzierja e politikës në sport në vendet tona nuk është se ka munguar ndonjëherë, por kësaj rradhe gjërat duket se kalojnë kufirin e normal, duke shikuar raportimet që vijnë nga mediat shqiptare. Është kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ai që tashmë edhe me prova të shpërndara në media ka hyrë zyrtarisht në “aksion” për t’i dalë kundër kreut aktual të FSHF-së, Armando Duka. Si që raportojnë mediat dhe duke shoqëruar gjithçka edhe me prova filmike dhe audio regjistrim nga fjalimi i Veliajt, kryebashkiaku të dielën ka grumbulluar anëtarët e Shoqatës Rajonale të Futbollit në Tiranë, duke u dëgjuar në audio qartë se mes tjerash se “futbolli është i vetmi ishull’, që iu ka mbetur pa pushtuar socialistëve. Deklarim publik dhe i palëkundur i një njeriu të politikës që nga ajo që shihet nuk kap seriozisht rekomandimet e instancave ndërkombëtare të futbollit për mos përzierje të politikës, madje i lejon vetes aq liri sa që thotë se atë nuk do ta ndalin në qëllimin e tij edhe po që se siç thotë ai në Tokë “të zbresin Jesusi dhe Muhamedi (profeti s.a.s).

Duket e qartë se kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj po ndërhyn fuqishëm në zgjedhjet e Shoqatës rajonale të futbollit Tirana, të cilat iu paraprijnë zgjedhjeve për kreun e FSHF-së në datën 2 Mars. Në audion tashmë të shpërndarë në publik të takimit informal që Veliaj e organizoi dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, dëgjohet qartë se kryebashkiaku i Tiranës, flet me një gjuhë rruge, ku shantazhon trajnerët dhe mësuesit e edukimit fizik se si të votojnë gjatë ditës së sotme. ”Si mund t’i presi robi koqet, si mund të sillesh si rrotë k*ri duke qenë çun futbolli gjithë jetës”, shprehet Veliaj, ndërsa shton më tej:  ‘Ne i kemi bolet prej hekuri’.

Në sallë ka qarkulluar një shkresë ku askush nuk mund të lexonte se çfarë përmbante dhe disa janë detyruar që ta firmosin atë. Por në shumicën e rasteve kishte refuzime në mënyrë kategorike. Në këtë shkresë thuhej: “Çdo firmë e hedhur para kësaj mbledhje është ilegjitime dhe firmosa e sotme shfuqizon atë që është firmosur më herët”. Tashmë është e qartë se politika po kërkon të luajë me topin e futbollit, si fortesa e fundit për të pushtuar plotësisht Shqipërinë, por që nëse do të ndodhte rrezikon konsekuenca serioze nga instancat ndërkombëtare që parashohin ndëshkime të rrepta, deri në pezullim për pjesëmarrje në garat e tyre.

VIDEO: https://bit.ly/3AqenVj