Makron: BE-ja duhet të solidarizohet me Ballkanin

Presidenti francez Emanuel Makron në konferencë për shtyp në Pallatin e Eliseut pas samitit t BE-së, mbrëmë deklaroi se Evropa duhet ta ndërmarrë pjesën e saj në solidaritetin ndërkombëtar në luftën kundër pandemisë botërore, njoftoi korrespondenti i MIA-s.

“Para një viti, ne e kemi lansuar iniciativën Akt A – solidaritet për Afrikën. Qartë është se ne kemi nevojë ta ndërtojmë solidaritetin ndaj fqinjëve tanë, posaçërisht kur bëhet fjalë për Ballkanin dhe Afrikën”, tha presidenti francez.

Ky solidaritet, shtoi ai, bazohet në ndihmën sanitare, në vaksinat, trajtimin, diagnozat, përkrahjen e sistemit primar shëndetësor, prodhimin e tërë këtij materiali, e po ashtu, edhe në përkahjen ekonomike, siç filluam ta bëjmë dhe do të vazhdojmë.

“Ne sot përkujtuam se nuk do ta mposhtim virusin, nëse nuk arrijmë ta zhvillojmë fushatë të vaksinimit në tërë planetin, posaçërisht te fqinjët tanë, posaçërisht në Afrikë”, shtoi Makron.

Tani për tani nuk flitet për numrin e dozave të dedikuara për vendet e Ballkanit.

Në BE vaksinimi filloi në fund të dhjetorit.

Maqedonia e Veriut po ashtu shpreson se do të sigurojë dërgesë të vaksinës AstraZeneka në mars përmes sistemit Kovaks.