Maqedoni, 862 raste të reja me koronavirus

Në Maqedoninë e Veriut po vijon rritja ekstreme e të infektuarve me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2 699 testime për koronavirus dhe prej tyre 862 kanë rezultuar pozitivë.

Më shumë raste janë regjistruar në Shkup me 390 raste, Prilepi 55, Velesi 53 dhe Tetova 48, përcjell INA. Ja lista sipas qyteteve:

– Shkup 390
– Kumanovë 22
– Shtip 28
– Prilep 55
– Tetovë 48
– Struga 9
– Veles 53
– Manastir 31
– Ohër 18
– Kavadarc 24
– Gostivar 18
– Gjevgjeli 12
– Strumicë 27
– Kriva Pallankë 10
– Radovish 7
– Krushevë 2
– Kocan 25
– Probishtip 12
– Demir Hisar 4
– Makedonski Brod 1
– Pehçevë 3
– Berovë 3
– Valandovë 6
– Vinicë 9
– Dellçevë 5
– Kratovo 6
– Shën Nikollë 6
– Kërçovë 17
– Resnjë 3
– Negotinë 8

14 persona humbën jetën: 5 pacientë nga Shkupi (35, 82, 62, 90 dhe 77), një nga Prilep (54), një nga Tetova (88), një nga Struga (66), një pacient nga Velesi (78), një nga Manastiri (76), dy pacientë nga Strumica (63 dhe 68), një nga Radovishi (66) dhe një pacient nga Resnja (83).

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 223 pacientë të shëruar, edhe ate sipas qyteteve:
Shkup 75
Kumanovë 9
Shtip 10
Prilep 16
Tetovë 27
Veles 6
Manastir 13
Kavadarc 6
Gostivar 5
Gjevgjeli 14
Strumica 14
Radovish 6
Kocan 7
Demir Hisar 2
Berovë 3
Pehçevë 1
Kratovë 1
Shen Nikollë 2
Kërçovë 4
Resnjë 1
Negotinë 1

Deri më tani, një total prej 243,357 testeve të Covid-19 janë kryer në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 29.558, numri i pacientëve të kuruar është 19.994, numri i vdekjeve është 977, dhe numri i rasteve aktive është 8587.