Maqedonia mundet në Qipro, Armenia në Divizionin B

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll nuk arriti që të kualfikohet në Divizionin B të Ligës së Kombeve, pasi që në dulein e drejtpërdrejt, u mund nga Armenia me rezultat 1-0. Golin e sfidës së zhvilluar në Nikozi të Qipros ishte Hambarxhumian, në minutën e 55-të

Përfaqësuesja e Maqedonisë nisi sfidën me 8 ndrrime nga ekipi që mundi Estoninë 2-1 në Shkup. Pas 3 minutave Kostadinov kishte goditjen e parën drejt portës armene, ndërsa Musliu me kokë goditi në minutën e 11-të, mirëpo në sulm kishte edhe ndërhyrje të palejuar. Në minutën e 15-të, Armenia kishte rastin më të mirë, por në vendin e duhur ishte Shishkovski. Pak më vonë Trajkovski kishte dy rastë për të shënuar gol, por në dy rastet në vendin e duhur ishte portieri armen. Pak më vonë Karpetian ishte sy me sy me portierin Shishkovski, ndërsa ky i fundit në mënyrë refleksive drejtoi topin mbi portë. Pjesa e parë u mbyll me kanosjen nga Trajkovski dhe mbrojten e Shishkovskit nga goditja në distancë.

Në fillim të pjesës së dytë, në minutën e 53-të, Triçkovski ishte në pozitë ideale që të shënojë brenda zonës së rrezikut, por topi shkoi skaj portës. Në minutën e 55, dush i ftohtë për Maqedoninë, kur Hambarxhumian shënoi nga krahu i djathtë, pasi që vërejti që portieri Shishkovski ishte larg portës së tij. Pesë më vonë, Trajkovski godet nga gjuajtja e lirë, por portieri armen në momentin e fundit e drejton jashtë portës. Në minutën e 78-të, portiere Shishkovski parandaloi golin e dytë në rrjetën e tij, pai që ndaloi sulmin armen, kur gati ishte mundur tërësisht mbrojta e Maqedonisë.

Deri në fund, nuk kishte ndryshim të rezultatit edhe pse të Maqedonia kishte iniciativ për të shënuar golin e barazimit. Ndërkohë vlen të përmendet se kjo ishte disfata e parë e Maqedonisë në vitin 2020./Alsat