Maqedonia nesër pret Lihteshtajnin, Enis Bardhi flet para ndeshjes

Përfaqësuesja A e Maqedonisë nesër luan ndeshjen e dytë të ciklit të ri kualifikues për Kampionatin Botërorë “Qatar 2022”. Pas ndeshjes hapëse me Rumaninë si mysafirë, tani Maqedonia do të pret Luhteshtajnin nesër në Shkup nga ora 20:45.

„Vitale është ta marrim ndeshjen seriozisht. Kemi treguar se mund të luajmë mirë me përfaqësuese shumë të forta dhe për ne çdo ndeshje është shumë e rëndësishme. Ne kemi cilësi, ndërsa tani jemi edhe në Europian dhe të gjithë na shohin ndryshe. Atmosfera gjithmonë është në nivel, kur flasim sy në sy e themi se kënaqemi kur jemi bashkë në përfaqësuese. Gjithmonë është keq të luash kundër një ekipi që mbrohet. Vështirë është të luash kundër 11 lojtarëve në mbrojtje, prandaj vlerësoj se shumë e rëndësishme është të shënojmë gol herët dhe pastaj e shikojmë se si do të ecin gjërat“, deklaroi Enis Bardhi në konferencën për shtyp.

“Ne për këtë ndeshje e marrim rolin e favoritit. Shumë herë kemi qenë në situatë të tillë dhe kemi treguar se mundemi të fitojmë, ashtu do të jetë edhe nesër. Lihteshtajni nga viti 2018 ka ndryshuar disa gjëra, i kemi analizuar mirë dhe e gjitha varet nga ne. Unë dua që nesër nga shansi i parë që do kemi të kalojmë në epërsi. Futbollistët nuk do të mund ti fajësojë për duelin me Rumaninë, përveç realizimit final që nuk e kishim“, deklaroi seleksionuesi Igor Angellovski.