Maqedonisë mund t’i merret statusi i kandidatit për BE

0
68

Proceset eurointegruese të Maqedonisë nuk po shkojnë në drejtim të duhur. Jo vetëm problemet që ka me Greqinë por edhe një mori çështjesh konfuze brenda, kanë ndikuar që Shkupi zyrtar të shikohet gjithnjë e më me skepticizëm në Bruksel. Njohësit e rethananve politkke thotnë se Maqedonia është shumë afër humbjes së rekomandimit për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian, të cilin e ndan për çdo vit Komisioni Evropian në raportin e progresit për vendet kandidate. 

“Nëse Maqedonisë i merret rekomandimi, atëherë ndërkombëtarët nuk do të mund që të mos themi kushtëzojnë, por as edhe të këshillojnë dhe monitorojnë për zhvillimet e brendshme. Kështu nuk do të ketë më kush të garantojë lirinë e shprehjes, e cila do të ngulfatet më shumë, s’do të ketë motiv as për reformat në gjyqësi dhe sferat e tjera. Rreziku më i madh është tek marrëdhëniet ndëretnike, pasi shqiptarët mbi 95 për qind duan integrim, ndërsa maqedonasit kanë kushte dhe nuk shkojnë me çdo çmim”, shprehet pedagogia e njohur universitare Mirajana Maleska, tranmseton KOHA.

I vetmi dyshim që, sipas analistëve, mund të mbajë sadopak gjallë shpresën se Maqedonia mund të “shpëtojë” edhe këtë vit, mbeten mesazhet e paqarta të disa liderëve evropian, si kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, thotë ish ambasadori Alajdin Demiri. “Procesi i rekomandimit të KE-së për Maqedoninë gjithsesi se do të jetë negativ, për arsye se reformat që janë duke i bërë, apo më mirë thënë – që nuk i bëjnë janë barrë e rëndë që nuk mund të tejkalohet. Aq më tepër, kur tani kësaj barre i shtohet edhe mungesa e dialogut, gjegjësisht mungesa e opozitës në Parlament. Mirëpo, në gjithë këtë situatë ka diçka mistikë, e ajo është roli i kryeministres Merkel. E paqartë është me çfarë pozitash ajo pozicionohet, a ka informata plotësuese që nuk dëshiron ende ti hapë, apo flet vetëm nga pozita e politesave dhe nevojave politike të Gjermanisë”, vlerëson Demiri, duke shtuar se pasojat e humbjes së rekomandimit mund të jenë shumë të rënda veçanërisht në procesin integrues të vendit, pasi sipas tij, humbja e rekomandimit mund të shoqërohet edhe me marrjen e statusit kandidat nëse kreu shtetëror nuk do të pranonte si duhet mesazhin nga dënimi i parë./faktinews