Mbytet një tjetër person në plazhin e Durrësit

Një tjetër person ka vdekur në plazhin e Durrësit, njofton Insajderi.

Pasditen e sotme një 60-vjeçare është futur në det dhe ka gjetur vdekjen.

“Më datë 07.07.2020, rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasja F.Zh., 60 vjeçe, banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes, raporton Ora News.

Ky është personi i pestë që mbytet në det në vendin tonë pas hapjes së sezonit të plazhit.