“Më fal ti oj nana ime” vjen një super projekt nga Isuf Lani

Sapo është publikuar kënga e cila është një ilahi mjaft e ndjerë me titull “Më fal ti oj nana ime” nga artisti Isuf Lani. Ky projekt ka nisur që në start të pritet mjaft mirë e të dëgjohet shumë pasi dhe tema është mjaft e prekshme, kushtuar prindërve e konkretisht nënës e vetë Isufi ka shkruar këtë mesazh kur ka postuar këngën e tij më të re: “Zoti i faltë dhe i mëshiroftë prindërit tanë sidomos nënat tona”. Vetë artisti është mjaft i kërkuar edhe si aktor nëpër video, ndërsa shumë shpejt donta shohim dhe në një film. Klikoni dhe dëgjoni më poshtë super projektin e tij.