Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Ligas me mbi 20 gola dhe mbi 20 asiste në një sezon!

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi duket sikur në secilën ndeshje ka një rekord për të vendosur.

Një gjë të tillë ai e ka bërë edhe sot. Ishte minuta e 15’ kur Lionel Messi dhuroi një asistim për Arturo Vidal, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së Barcelonës.

Me këtë asistim, Messi bëhet lojtari i parë në histori të La Liga që arrin të regjistrojë 20 gola dhe 20 asistime në një sezon, transmeton lajmi.net.

Lojtari prinë klasifikimin si te realizatorët më të mirë ashtu edhe tek asistuesit.