Mexhiti nga Shkupi: Fal UÇK-së, ky shtet nuk bënë asnjë lëvizje pa miratimin e Ali Ahmetit dhe BDl-së

Në tubimin në sheshin e Shkupit sonte kandidati për deputet dhe bartësi i listës Izet Mexhiti ka folur para të pranishmëve duke kërkuar kështu mbështetje për më 15 Korrik.

“Porosi nga ky shesh Ali Ahmeti nuk jep shpesh, në 2008 ju dha porosia Gruevskit se pozitë apo opozitë shqiptare nuk vendos as ai e as ky tjetri por qytetari shqiptarë, kjo është hera e dytë që jemi në këtë shesh e sot japim porosi se vetëm shqiptari do vendos kush do jetë përfaqësues i shqiptarëve”, ka thënë kështu Mexhiti para qytetarëve në fillim të fjalimit të tij.

Ai mes tjerave në fjalimin e tij ka elaboruar arsyet se pse duhet mbështetur subjekti që i takon ai pra BDI.

“Ju përshëndes nga ky shesh që kanë dashur të na dëbojnë, ashtu si sonte do jetë dhe e ardhmja jonë, gjithkund prezent dhe kudo që të jemi më të fortë, ky shtet bëhet i joni dhe i treti në Ballkan, sonte për gjeneratat e reja dua të ndaj disa kujtime, kur isha nxënës maqedonasit kërkonin dhoma gazi për shqiptarët, kundër universitetit shqip, kundër paraleleve shqipe, kundër gjuhës e flamurit por edhe kundër NATO-s që ndihmonte Kosovën, ka edhe shumë gjëra të tmerrshme por dhash këto shembuj si ishim para 20 viteve por në 2001 komandanti ynë dhe UCK i tha mjaft politikave antishqiptare, prej atëherë u ndryshua kushtetuta dhe u bënë 3 universitete, flamuri kombëtarë, shqiptarët i kemi në secilën pjesë të administratës dhe i kemi kudo, sot falë BDI ky shtet nuk bën asnjë lëvizje pa miratimin e Ali Ahmetit, provuan të zgjedhin pa ne presidentin por dështuan, ky koncept ka një qëllim si dikur Gligorovi edhe këto kanë qëllim dobësimin e faktorit politik shqiptarë ata nuk kanë as vullnet e as kapacitet të sjellin ndonjë gjë të mirë shqiptarëve, ne besojmë se mundemi edhe më shumë që universitetet të krijojnë kuadro të më mira shqiptare dhe investuesit e huaj të trajtojnë më mirë punëtorët vendor, ju ftoj që më 15 Korrik të bëjmë dallimin mes veprave konkrete për opcionin euroatlantik, ne besojmë në SHBA dhe BE, e në forcën shqiptare”, ka vlerësuar për fund Mexhiti nga sheshi i Shkupit/ Zhurnal.mk.