Miloshoski: Bujar Osmani mund të ndryshojë statutin e BDI-së, jo Kushtetutën e Maqedonisë

Deputeti dhe anëtar i KQ të VMRO-DPMNE-së, Antonio Miloshoski lidhur me deklaratat e ministrit Osmani për të ndryshuar Kushtetutën në mënyrë që të jetë në favor të fqiut lindor thotë se Osmani mund të komentojë vetëm për ndryshimin e statutit të BDI-së dhe jo ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, përcjell zhurnal.mk.

Bujar Osmani si anëtar i BDI-së mund të propozojë ndryshimin e statutit të BDI-së, nëse ata kanë nevojë për të ose nëse ndiejnë ndonjë ofertë ose presion nga anëtarët e tyre. Por si Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nuk ka të drejtë të ofrojë ndryshim për Kushtetutën e Maqedonisë, sepse ajo nuk është për shitje dhe të hapë kutinë e Pandorës për të kënaqur interesat e mëdha shtetërore të dikujt – tha Milososki.

Ai shtoi se Kushtetuta e Maqedonisë është një kushtetutë evropiane shumë e denjë, demokratike dhe nuk ka nevojë që ajo t’i nënshtrohet ryshfetit.//Zhurnal.mk