Ministri Nuredini në malin Sharr ndjek nga afër trajnimin e zjarrfikësve: Të mbrojmë pasurinë natyrore se nga ajo ekzistojmë

0
59

Sot së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim Bekim Maksuti dhe drejtorin e NPPK Mali Sharr Ibrahim Dehari ndoqëm pjesën praktike të trajnimit për trajtimin e zjarreve në ambient të hapur për forcat hapësinore të Malit Sharr, që dje dhe sot u realizua me organizim të NPPK Mali Sharr me përkrahjen e Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe Njësisë së Shërbimit të Zjarrfikësve nga Tetova.

Trajnimi po zhvillohet në kohën e duhur, në prag të temperaturave të larta dhe rrezikut nga zjarri. Mirëpres aktivitetin e Drejtorisë së Parkut të ri Kombëtar Mali Sharr dhe më vjen mirë që shoh se kujdesi për këtë pasuri natyrore ka ngjallur interesim dhe gatishmëri për t’u përfshirë në mbrojtjen e tij nga vullnetarë nga të 7 komunat që janë pjesë e kësaj zone të mbrojtur.

Vullnetarët e paraqitur patën mundësinë të jenë pjesë e trajnimit teorik dhe praktik për shuarjen e zjarrit, ndërsa DMSH dhuroi 10 palë kostume mbrojtëse për intervenim në hapësirë të hapur për nevojat e parkut kombëtar.

Askush nuk mund ta mbrojë malin më mirë se ata që jetojnë dhe ekzistojnë prej tij.

https://www.facebook.com/photo?fbid=422368329898244&set=pcb.422368429898234