I mituri në Gostivar sulmon nënën dhe motrën e tij

0
75

Sot (26-shtator) në ora 09:30, pjestarët e policisë të SPB Tetovë-DPB Gostivar kanë privuar nga liria të miturin nga një fshat i rrethit të Gostivarit, i cili dje ka qenë i denoncuar nga nëna e tij 38-vjeçare se në shtëpinë e tyre familjare, ai ka sulmuar fizikisht atë dhe motrën e tij dhe i ka kërcënuar me mjet të mpreht. Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, ndaj të denoncuarit do të vijojë parashtresa përkatëse.TS