MPJ-ja gjermane rekomandon që mos të udhëtohet deri në mes të qershorit

Qeveria gjermane ka për qëllim të vazhdojë apelin të mos udhëtohet deri në mes të qershorit.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme dorëzoi një propozim të tillë deri te qeveria.

Në propozimin për të cilin duhet të vendose qeveria, shkruan se paralajmërimi i deritanishëm për udhëtime duhet të vazhdohet, të paktën deri në mes të qershorit.

Situata duhet të analizohet para kësaj date, ndërsa në këtë drejtim Gjermania, para së gjithash duhet të koordinohet me fqinjët nga BE-ja.

Në propozimin mbetet e hapur çështja nëse do të jenë të mundshme udhëtimet gjatë pushimeve verore që në disa krahina fillojnë në fund të qershorit.

Paralajmërimi është se udhëtimet jashtë vendit nuk do të jenë të mundshme gjatë javëve të ardhshme.