Muamed Sejdini shpallet “Personaliteti i vitit” nga Komuna e Kërçovës

Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini është shpallur “Personalitet i vitit” për 2020-tën nga Komuna e Kërçovës.

Ky çmim për Sejdinin vjen pasi institucioni që ai udhëheq arriti suksesin më të madh në histori në vitin që lamë pas, kur me përfaqësuesen A të Maqedonisë së Veriut u kualifikuan për herë të parë në Kampionatin Europian.

“I nderuar për respektin dhe mirënjohjen e pranuar nga kryetari i Komunës së Kërçovës , z. Fatmir Dehari, duke më shpallur “Personaliteti i vitit për vitin 2020”. Është interesant se njeriu sado që të ec përpara dhe të prek suksese të ndryshme, kur vlerësimi vjen nga vendlindja e tij ndjenja gjithmonë është e veçantë. Unë nuk do isha atje pa mbështetjen tuaj dhe jam i lumtur që me sukseset e arritura përfaqësojmë në mënyrën më të mirë Kërçovën tonë të dashur. Uroj që edhe në të ardhmen bashkarisht të festojmë edhe shumë arritje tjera. Ju falënderit”, ka shkruar presidenti i FFM-së, Muamed Sejdini.

May be an image of text that says 'Kryetari Komunes sẽ Kérçoves nẽ baze tẽ nenit 50, paragrafi 1, 16 Ligjit per Vetéqeverisje Lokale (Gz. Zyrtare 05/2002 RM) solli: VENDIM Pêr shpalljen e personalitetit tẽ vitit tẽ Komunes sẽ Kerçoves pêr vitin 2020 Per Neni Komunes Kérçoves vitin shpallet: SEN Kryetar Federates Futbollit Republikes Magedonise Veriut Per shkak meritave veçanta dhe kontributuit arritjen kualifikimit Reprezentacionit Maqedonisẽ nê Futboll, promovimin frymés sportive. Neni Ky Vendim hyn nẽ fugi me ditên miratimit dhe njéjti doti dorezohet Federates sẽ Futbollit RMV-sẽ, dhe tẽ shpallet Fletoren zyratre tẽ Komunés Kérçoves. Nr. 09-406/1 Dt. 19.2.2021 Kи4eBo KERCOVE una Kerçoves Kryetar atmir Dehari'