Muharem Bajrami paralajmëron përforcime te Shkupi

FC Shkupi vazhdon me përgatitje në Ohër, ndërsa nga tabori ‘bardheblu’ ka folur trajneri Muharem Bajrami, duke premtuar edhe disa përforcime këtë verë.

“Të mos luash asnjë ndeshje për pesë muaj është mjaft keq, jo vetëm për futbollistët por edhe për ne trajnerët. Kjo padyshim se ishte mungesë e madhe për të gjitha ekipet, ndërsa në veçanti për futbollistët. Dje kemi zhvilluar ndeshjen e parë, e cila për në ishte shumë e mirëpritur, ndërsa unë si trajner jam i kënaqur nga angazhimi dhe disiplina të treguan të gjithë futbollistët në fushë. Po shoh se kemi grup të shëndosh, por gjithsesi Shkupi në këtë afat kalimtar do të përforcohet në të gjitha repartet për të arritur objektivat tona”, ka thënë trajneri Bajrami.

Shkupi në Ohër zhvilloi edhe ndeshjen e parë kontrolluese ndaj ekipit të Ohrit, duke e fituar me rezultat 3:1, ndërkohë ‘testin’ e radhës skuadra nga Çairi e ka me 22 korrik përballë Renovës.