Muki demanton lajmin e VMRO-së, sqaron deklaratën e Edi Ramës

Ish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka demantuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, për hapjen e kufijve me 1 Qershor për të gjithë rajonin ku përfshihet edhe Maqedonia e Veriut.
Rama dje paralajmëroi se me 1 Qershor Shqipëria do të hap kufijtë tokësor për të gjithë shqiptarët qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi

Duke nisur nga e hëna 1 Qershor ne do të hapim kufijtë tokësorë, me fqinjët, për të gjithë shqiptarët qofshin me pasaportë të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë së Veriut apo Malit të Zi ne do të vazhdojmë t’u bëjmë thirrje të gjithëve, pa përjashtim, për kujdes, kujdes, kujdes”, deklaroi Rama, përcjell TS.

Pas këtij lajmi të mirë, ka reaguar ish deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri i cili ka reaguar pse Rama ka hapur kufijtë vetëm për shqiptarët.

Lajmi se Shqipëria nga 1 qershori hap kufirin me Maqedoninë Veriore vetëm për shqiptarët nga vendi ynë është FALSE.
Kufiri do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët e vendit tonë!
PS VMRO, si zakonisht, vrapon me një reagim ndaj lajmeve të rreme
” ka shkruar Zekiri.