Napoli përgatitet për revolucion, Marash Kumbulla në majën e listës së dëshirave

Covid-19 ka bllokuar prej kohësh futbollin e luajtur por kjo ndalesë i ka shërbyer klubeve të bëjnë edhe një herë projeksionet për të ardhmen. Merkato pritet të jetë shumë ndryshe këtë verë, me klubet që nuk e kanë më luksin të shpenzojnë miliona euro por pritet të fokusohen tek lojtarët e rijnë me kosto të ulët. Napoli pritet të jetë një nga klubet më aktive në Serie A, disa lojtarë si Mertenz, Callejon e Koulibaly janë futur në listën e lojtarëve që mund të largohen detyruar presidentin De Laurentis të futen në merkato.

Në fakt, punën e kanë nisur që në janar, teksa kanë siguruar shërbimet e Rrahmanit për sezonin e ardhshëm. Jo vetëm mbrojtësi kosovar, Napoli kërkon të futet sërish në negociata me Verona për të siguruar edhe shërbimet e Marash Kumbulla. Qendërmbrojtësi kuqezi ka shumë admirues, jo vetëm në Serie A, ku Inter duket në avantazh, por edhe jashtë Italisë e ndjekin prej kohësh ekipi si Chelsea dhe Man.United.