Naumovski emërohet negociator për kontestin e emrit

0
105

Ish zëvendëskryeministri për evrointegrime i Maqedonisë , Vasko Naumovski do të  emërohet negociator nga pala e Shkupit për vazhdimin e negociatave për kontestin e emrit me Greqinë.

Burime qeveritare në  Shkup kanë  informuar  se Naumovski është  caktuar në  pozicionin e negociatorit të  ri për kontestin e emrit, që  deri tani kjo detyrë  mbahej nga ish-ambasadori maqedonas në  Uashington dhe ministri i sapo emëruar i mbrojtjes, Zoran Jolevski.

Ndërkohë , Naumovski është  negociatori i katërt i palës së  Shkupit, që  vjen në  këtë  detyrë  që  nga pavarësimi i vendit, kur edhe u shfaq problemi i kontestit të  emrit me Greqinë .

Ky emërim vjen edhe në  prag të  një  vizite të  paralajmëruar nga ndërmjetësi i OKB-së , Mathew  Nimetz në  Athinë  dhe më  pas në  Shkup, për të  gjetur një  zgjidhje për kontestin e emrit dhe për të  përafruar qëndrimet e të  dyja palëve. (INA)