Ndërron jetë nëna e kryeministrit britanik Johnson

Nëna e kryeministrit britanik Boris Johnson, Charlotte Johnson Wahl, ka ndërruar jetë në moshën 79-vjeçare, sipas një deklarate të familjes të ndarë me shtypin vendas, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëna e kryeministrit Johnson vdiq “papritur dhe paqësisht” në spitalin St. Mary në Londër të hënën, thuhet në deklaratën në Daily Telegraph.

Johnson Wahl vuante nga sëmundja e Parkinsonit.

Ajo lindi në vitin 1942 si vajza e presidentit të ardhshëm të Komisionit Evropian për të Drejtat e Njeriut, Sir James Fawcett.