Në 24 orët e fundit 16 persona e kanë shkelur orën policore

Gjatë orës policore prej orës 20 më 7 prill deri në orën 5 më 8 prill të vitit 2021 është konstatuar se 16 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për lëvizje.LAJME TË NGJASHME

“Gjatë 24 orëve të kaluara, në territorin e shtetit, për masën për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë, janë regjistruar 449 shkelje”, njoftoi MPB.

Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e vendosura nga Qeveria dhe të gjithë bashkë të kontribuojmë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.