Në protestë edhe babai i Almir Aliut, familjarët e të dënuarve në “Lagjen e trimave” dhe “Alfa”

Në protestën për rastin “Monstra”, janë të pranishë edhe familjarët e të dënuarve në rastet tjera gjyqësore ku të akuzuar janë shqiptarët. 

Kësisoj, në marshin protestues në Shkup i pranishëm është edhe babai i 4-vjeçarit Almir Aliu dhe familjarët e tjerë të të dënuarve në rastet si “Lagja e trimave” dhe “Alfa”, transmeton TV21

Kërkohet hetim ndërkombëtar për të gjitha, siç thuhet “rastet e montuara”./TV21

Protesta u paralajmërua të martën, nga familjarët e të dënuarve në “Monstra”, pasi u shpall aktvendimi. Të akuzuarit Alil Demiri, Afrim Ismailoviç dhe Agim Ismailoviç janë dënuar me burg të përjetshëm, Haki Aziri me 9 vjet burg, Fejzi Aziri me 15 vjet burg, ndërkaq Sami Luta është liruar nga dënimi./TV21