Në rrugën Dibër – Strugë është djegur tërësisht një automjet

Në rrugën Dibër-Strugë dje pasdite për arsye akoma të panjohura, dymbëdhjetë kilometra nga Dibra, është djegur automjet në lëvizje, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.

“Mbrëmë rreth orës 13:00, në rrugën Dibër-Strugë, afër fshatit Otishan të Dibrës, është djegur një automjet ‘Mercedes’ me targa të Shkupit, i drejtuar nga S.I. (47) nga Shkupi. Zjarri u shfaq gjatë qarkullimit, në pjesën e përparme të automjetit, pas çka shoferi menjëherë e ndali automjetin dhe me pasagjerin M.R. (29) nga Shkupi, u larguan nga automjeti, i cili shumë shpejt u dogj plotësisht”, deklaroi për MIA-n, Stefan Dimoski, zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme nga Ohri.

Sipas dëshmitarëve okularë, është shumë me fat që të dy personat dolën nga automjeti me kohë, gjë që ka shmangur një tragjedi të madhe.

“Ne nxituam për të ndihmuar dhe jemi munduar ta shuajmë zjarrin me aparate kundër zjarrit, por zjarri papritmas e përfshiu tërë automjetin. Një automjet i Njësisë zjarrfikëse territoriale në Dibër, arriti në një kohë rekord të shkurtër, por automjeti u shkatërrua plotësisht”, tha një dëshmitar.

Spitali i përgjithshëm në Dibër konfirmon se pas marrjes së një telefonate, një ekip mjekësor i urgjencës u dërgua në vendin e aksidentit. Të dy personat janë transferuar në spital, ata nuk kanë pasur lëndime, vetëm tronditje të madhe. Pasi e morën ndihmën e nevojshme mjekësore dhe qëndruan në spital për disa orë, ata u lëshuan në shtëpi.