Nejmar, rrezikon 5 vite burg në Spanjë

0
44
Brazil's Neymar greets guests as he and his teammates arrive for a training session at the National Stadium in Tokyo Saturday, June 4, 2022. Brazil national soccer team will play a friendly soccer match against Japan on June 6. (AP Photo/Eugene Hoshiko)

Një lajm i bujshëm vjen nga Spanja. Sulmuesi i PSZH-së po hetohet për mashtrim. Bëhet fjalë për ish-lojtarin e Barcelonës, Nejmar, ku sipas “El Pais” akuzohet për mashtrim.

“Autoritetet tatimore spanjolle dyshohet se i kanë kërkuar lojtarit një dëmshpërblim prej 10 milionë eurosh. Nejmar gjithashtu rrezikon dënimin me dy vjet burg. Mashtrimi i pretenduar, i llogaritur nga prokurori në shifrën 8.4 milionë, ka të bëjë me kalimin e brazilianit nga Santosi te Barcelonë në vitin 2013 dhe gjithashtu përfshin edhe Josep Maria Bartomeun, Sandro Rosellin dhe prindërit e sulmuesit të Paris Sen Zhermen.

Krahas akuzave të sipërpërmendura, janë edhe ato të kompanisë braziliane “DIS”, e cila në atë kohë pretendonte se zotëronte 40 për qind të të drejtave të lojtarit.

Për këto akuza kërkohen pesë vite burg për Nejmarin dhe rimbursimin e 150 milionë eurove.