Nesër protestë për rastin „Monstra“, mbyllen disa rrugë në kryeqytet

Nesër në Shkup, do të zbatohet një regjim i veçantë i trafikut për shkak të një proteste kundër vendimeve në çështjen “Monstra”.

Protesta do të fillojë në ora 13 pasdite në parkun Çair në Blvd. “Hristijan Todorovski Karpos”, dhe do të vazhdojë në Gjykatën Themelore Shkupi 1, Parlamentin dhe Qeverinë.

Prandaj, rrugët e mëposhtme do të jenë të mbyllura për trafik nga 13:00 deri në përfundim të protestës: “HT Karpos”, John F. Kennedy, rr. “Cvetan Dimov”, Blvd. “Krste Misirkov”, Blvd. “Goce Delçev”, rr. “11 Tetori”, rr. “Vasil Glavinov”, Blvd. “VMRO”, Blvd. “Ilinden” dhe rrugët e tjera përreth.

SPB Shkup u bën apel qytetarëve që të respektojnë urdhërat e lëshuar nga policia.