Nesër Shkëndija takohet me Bellasicën, Struga pret Sileksin

Pas pauzës për shkak ndeshjeve ndërkombëtare, nesër rikthehet Liga e Parë e Futbollit të Maqedonisë së Veriut me ndeshjet e xhiros së 5-të. Këtë xhiro e hapin takimet Bellasica-Shkëndija dhe Struga-Sileksi.

Bellasica nuk është se ka bilanc të mirë në kampionat, pasi nga katër ndeshje të zhvilluara, regjistron po aq disfata, ndërsa në anën tjetër Shkëndija e Tetovës shkon për fitore dhe tri pikë. Tetovarët në këtë ndeshje janë të kompletuar, pasi është rikthyer edhe Armend Alimi që mungoi në ndeshjen e Liga Europës ndaj Sumgait për shkak se doli pozitiv në Kovid 19.

Ndërkohë Struga në fushë të saj do të kërkojë fitoren e dytë në këtë sezon përballë një skuadres si Sileksi që këtë sezon është pretendente për pozitat e larta të tabelës.

Ndeshjet Bellasica-Shkëndija dhe Struga-Sileksi luhen nesër nga ora 16:00.