Nis nesër në Çair ndërtimi i xhamisë ndër më madhështoret, përfshin edhe qendër edukativo-shkencore

0
73

Xhamia e re do të ngrihet madhërisht me katër minare dhe do të përfshijë, përveç faltores ku besimtarët myslimanë do të kryejnë ritet, edhe një qendër edukativo-shkencore.

Ky është tempulli i parë fetar islam në Maqedoni që do të ketë, krahas karakterit fetar, edhe atë shkencor.

Kjo për faktin se qendra edukativo-shkencore do të ofrojë mundësinë e studimit, me ligjërata nga teologë të njohur vendas dhe të huaj.

Për këtë qëllim, qendra do të ketë amfiteatër dhe hapësirë për lexim, ku besimtarët dhe studentët e teologjisë do të mund të zhvillojnë njohuritë e tyre në Islam.

Projekti i xhamisë së re posedon lejen e Komunës së Çairit, e cila nga ana e saj ka vënë në dispozicion të gjitha instrumentet për të siguruar fillimin dhe mbarëvajtjen e punimeve, në bashkëpunim të ngushtë me investitorët.

Gur themeli i xhamisë do të vendoset nesër (e mërkurë), në prani të kreut të Komunës Izet Mexhiti, kreut të BFI-së Sulejman ef. Rexhepi dhe personaliteteve të tjera fetare dhe publike nga vendi dhe rajoni.

xhamia_5