Nisin dorëheqjet nga partia e Ziadin Selës, jep dorëheqje Arta Toçi

Ish deputetja dhe ish zv.ministrja e jashtme nga rradhët e ASH-së, Arta Toçi përmes një postimi në facebook ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga pozitat Aleancës për shqiptarët.

Postimi i plotë:

Nga data 13 Mars 2020 kam dhënë dorrëheqje nga pozita e kryetares së Asamblesë së femrës në partinë Aleanca për shqiptarët. Arsyet e dorrëheqjes janë si në vijim:

Mospërfillja e vullnetit të Asamblesë së femrës dhe pozita denigruese e gruas në parti,

Pakënaqësitë me humbjen e identiteti fillestar të partisë

Mospërfillja e mendimit ndryshe

Qasja selective ndaj anëtarëve dhe mungesa e meritokracisë në parti

Anashkalimi i Tetovës dhe tetovarëve në parti

I falenderoj të gjithë me të cilët e formuam partinë, punuam dhe besuam në të.