Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar sonte në Çair

0
189

Një aksion i madh policor është duke u zhvilluar sonte në Çair, mëson 24 Info.

Sipas burimeve tona, efektivët e njësive speciale të Ministrisë së Punëve të Brendshme ndodhen në terren dhe po arrestojnë persona të dyshuar për trafik droge.

Aksioni kryhet në lokacione në rrugën John Kennedy.

Për momentin nuk ka një konfirmim zyrtar për aksionin nga MPB.