Njihuni me djaloshin që për 30 orë shkoi në Kushadasi të Turqisë me 101-shin e tij

0
124

Një djalë nga Leskovci i Serbisë udhëtoi 30 orë për në Kushadasi të Turqisë, me veturën e tij Zastava 101, përcjell TV21. Djali u bë i famshëm në “Tik-Tok” pikërisht për dashurinë e tij ndaj vetusë së vjetër. Ai tregoi se edhe kjo veturë e vjetër mund të shërbejë si mjet transporti për distanca të gjata nëse e njëjta mirëmbahet.

Para Kushadasit djaloshi ka udhëtuar me veturë për në Ulqin dhe Paralia. Megjithatë, udhëtimi në Turqi në muajin më të nxehtë të vitit ishte një provë e vërtetë për veturën.

“Shkuam në Azi, me 101-shin. Kam vozitur për rreth 30 orë, do të thotë nuk ndaluam. Po i shtyjmë kufijtë – tha djali, i cili njihet si Alexiç Moto në Tik-Tok.