Njihuni me mësuesin që sakrifikoi 44 vite në arsim në Buzallkovë të Velesit

0
38

Pas 44 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, mësuesi Maksut Bakiu nga fshati Buzallkovë i komunës së Velesit i dha fund karrierës së tij, shkruan Open-TV.

Të premten, më 10. 06. 2022, ai mbushi 64 vjet, i la nxënësit dhe u pensionua.

Udhëheqësia e shkollës, kolegët dhe nxënësit e tij, por edhe prindërit në një manifestim të organizuar me këtë rast, e nderuan mësuesin Maksut me lavdata dhe mirënjohje për punën që e ka bërë dhe për rezultatet që i ka arritur gjatë procesit mësimor.