Nuhiu: Nënshkruam aktet normative për dygjuhësi në uniformat e policisë

Ministri teknik i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka bërë të ditur se tashmë ka nënshkruar aktet normative me të cilat uniformat e policisë do të kenë mbishkrim në gjuhën maqedone dhe në gjuhën shqipe.

“Nënshkruam aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në shqip (Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme,… )!”, shkruan Nuhiu në Facebook.

Uniformat dygjuhësore për policinë, zjarrfikësit dhe punonjësit shëndetësorë  në vendet ku jetojnë 20% shqiptarë është paraparë me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve që para dy viteve me 69 vota “për” u miratua nga ana e Kuvendit e RMV-së.