“Nuk ia vlen të luftosh për…”, Beatrix Ramosaj mesazh për Donaldin?

0
100

Këngëtarja kosovare, Beatrix Ramosaj ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit e saj në rrjetin social “Instagram” ku njëri prej tyre e ka pyetur për mësimin më të madh që ka marrë nga ky vit.

Me përgjigjen e saj, këngëtarja ka lënë të kuptohet se është penduar për atë që krijoi me Donaldin.

“Mësimi më i madh që mora këtë vit është të mos kërkoj asgjë: biseda, miqësi, lidhje, vëmendje apo dashuri. Nuk ia vlen të luftosh për çdo gjë që bëhet me detyrim. Lëri gjërat të rrjedhin vetë, ajo që ka për të ndodhur do të ndodhë.”, shkruan ajo.

Kujtojmë që dyshja i dhanë fund romancës që nisi brenda shtëpisë së famshme të Big Brother VIP. Këngëtarja u kryqëzua për raportin me Donaldin pasi ky i fundit puthi publikisht Bora Zemanin kur hyri në shtëpinë e famshme për të takuar mikeshën e saj.