OBSH: Bota është e lumtur që ka aq kandidatë për përpunimin e vaksinës

Organizata Botërore e Shëndetësisë kumtoi se bota është e lumtur që ka aq shumë vaksina eksperimentale për Kovid-19, që konfirmon me faktin se për momentin zbatohen më shumë se 150 faza të hershme të testimeve.

Në fund të takimit hulumtues dyditor u theksua se 17 institucione dhe qendra hulumtuese që tentojnë për të gjetur vaksinë tani më janë në fazë të testimeve ndaj njerëzve dhe se një pjesë e tyre deri në fund të vitit pritet të konfirmohen si efikase, edhe pse ende është larg datës për prodhimin e vaksinës së licencuar.

“Ne jemi shumë të inkurajuar nga avancimi i këtyre kandidatëve për vaksina dhe i presim rezultatet”, ka thënë ekspertja për vaksinim në OBSH, Ana Maria Enazo Restapo, transmetojnë mediumet amerikane.

Ajo shtoi se pret testim masiv të disa vaksinave eksperimentale, duke i përfshirë edhe ato të Universitetit Oksford dhe kompaninë AstraZeneka, me të cilat duhet të sigurohen të dhëna për efikasitetin e tyre./MIA