Olta Gixhari pozon me bikini, ndërsa thekson barkun e rrumbullakosur

Aktorja e njohur shqiptare, Olta Gixhari, javë më parë kishte bërë të ditur se është në pritje të fëmijës së saj të parë.

Një gjë të tillë e kishte bërë të ditur përmes një fotografie, në të cilën shfaqej me të dashurin e saj, ndërsa në përshkrim kishte shkruar ‘Mami dhe Babi’.

Pasi e bëri publike, Olta ka filluar që të sjellë imazhe me barkun e rrumbullakosur, sikurse edhe në postimin e fundit.

Në një postim në rrjetin social Instagram, aktorja shqiptare ka sjellë disa imazhe ku mbante të veshur bikini, duke iu referuar vetes si një ‘seksi mami’.

“Dimension i ri, trike të vjetra”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.

Theksojmë se në kohën e pandemisë COVID-19, Olta ka qëndruar në Spanjë, nga ku ka publikuar shpeshherë fotografi me të dashurin e saj, por pa e zbuluar identitetin e tij. /Telegrafi/