Osmani: Lajmet e sotme nuk burojnë nga BDI

Zv.kryeministri Bujar Osmani ka komentuar lajmet e publikuara në media lidhur me arritjen e ndonjë marrëveshjeje mes VRMO-DPMNE-së dhe BDI-së,  Bujar Osmani i pyetur nga TV21 thotë se këto lajme të paktën nuk e kanë burim partinë që ai i përket, BDI-në.

Nga ana tjetër Portalli TetovaSot nga burime të sigurta, mëson se partia maqedonase VMRO-DPMNE e Hristijan Mickovskit i ka thënë PO kryeministrit shqiptar. Informacionet flasin se në një marrëveshje të tillë VMRO është pajtuar me partinë e Ahmetit që dy vite ti jepet kryeministri BDI-së dhe dy VMRO-DPMNE-së.BDI dhe VMRO-DPMNE kanë bashkërisht 59 deputetë ndërsa i duhen edhe dy të tjerë për të formuar Qeverinë e ardhshme ndërsa në këtë mes hyn partia maqedonase “Levica” që ka dy deputetë.

Ndryshe zyrtarisht negociatat mes partive pritet të nisin këto ditë.