Paga minimale nuk mund të rritet para muajit prill

0
18

Paga minimale nuk mund të rritet para prillit. Nevojiten konsultime dhe negociata me palët e interesuara, shkruan Alsat.

Ministrja e re e punës dhe politikës sociale, Jovana Trençevska në emisionin “Magazina Ekonomike” në Alsat që do të transmetohet sonte në ora 22:00, theksoi se punëtorët tani në shkurt nuk mund të marrin pagë minimale prej 300 eurove. Negociatat mes Këshillit ekonomik dhe social, i cili përfshin sindikatat, punëdhënësit dhe Qeverinë, do të nisin në mars. Një gjë është e sigurt– paga minimale do të rritet për minimum 3000 denarë.