Paralajmërim nga Italia: Covid-19 dëmtonë shëndetin më tepër se sa mendohej

Sipas studiuesve dhe mjekëve në veri të Italisë, dëmtimet afatgjata të shkaktuara nga COVID-19, madje edhe tek pacientët me pasqyrë të lehtë klinike mund të jenë shumë më keq seç mendohej.

Sipas tyre koronavirusi i ri është një infeksion sistemik që prek të gjithë organet e trupit, pra nuk është thjesht një sëmundje që prek organet e frymëmarrjes.

Dr Roberto Cosentini, drejtues i urgjencës në Spitalin Papa Giovanni XXIII në Bergamo, ka monitoruar pandeminë në provincën italiane ku së paku 6.000 persona kanë humbur jetën si pasojë e komplikacioneve të Covdi-19.

Cosentini është mjeku që i dha qasje në spital televizionit Sky News gjatë krizës së madhe në muajin mars. Ai tani paralajmëron të gjithë globin se Covid-19 është një vrasës vdekjeprurës që prek të gjithë trupin, dhe se është mes nesh dhe se nuk po ikën.

“Fillimisht, ne menduam se ishte një grip i keq, atëherë menduam se ishte një grip i keq me një pneumoni shumë të keqe, ishte faza kur erdhët këtu, por më pas zbuluam se është një sëmundje sistemike me dëmtime të enëve si dhe me dëmtime në të gjithë trupin, përfshi këtu veshkat, si dhe dëmtime cerebrale”, pohoi Dr.Cosentini.

“Pra, ne jemi duke parë manifestime të tjera akute të insuficiencës renale që kërkojnë dializë; shohim edhe goditje në tru, infarkt akut të miokardit, pra shumë komplikime ose manifestime të tjera të virusit”, theksoi Cosentini.