Pendarovski: Pandemia dhe rrjeti 5G, temë diskutimi në Këshillin e sigurisë

Presidenti i shtetit Stevo Pendarovski tha se në takimin e Këshillit të sigurimit është diskutuar edhe për temën e pandemisë e cila ka kapluar botën. Ai tha se pandemia mbetet sfida e jonë më e rëndësishme edhe në të ardhmen.

“Nuk presim se do të zhvillime të cilët do të ndikojnë në sigurinë e përgjithshme. Të gjitha rreziqet për sigurinë nacionale do të ndiqen dhe organet do të informojnë. Këshilli i ri për koordinimin e shërbimeve është funksional dhe ka takime”, tha Pendarovski.

Pendarovski tha se u diskua edhe për rrjetin 5g.

“Ne jemi të detyruar tani si anëtare e NATO-s të ndjekim në mënyrë të qartë udhëzimet e aleatëve. Qeveria dhe organet tjera duhet t’i rekomandojnë dhe zbatojnë rekomandimet e aleatëve. MPJ të filloj të ndërtoj Memorandum për mirëkuptim me të cilin do të tregohen struktura pronësore e kompanive, sa ata janë kompatibil me gjërat që i përmenda. Pra duhet t’i ndjekim rekomandimet e organizatës që me aq shumë mall kemi dëshiruar të jemi pjesë”, tha Pendarovski raporton SHENJA.