Pendarovski: Pandemia të mos e keqpërdoret për pikë politike

Situatë të mos shfrytëzohet për pikë politike, nuk e di a mund dikush të mendojë për këtë kur e dimë se të gjithë jemi humbës, duke parë numrin e madh të viktimave nga pandemia. Situata është serioze, andaj apeloj deri tek të gjithë qytetarët që në mungesë të vaksinës nuk ka alternativë tjetër pos respektimit të masave dhe protokolleve, ju lutem bëjeni këtë për ju, për të afërmit tuaj”-tha Stevo Pendarovski, president i R. së Maqedonisë së Veriut.

Pavarësisht gjendjes, siç thanë serioze, ministri Filipçe u përpiq që të mos ngjallë panik tek qytetarët, duke thënë se kushdo që do të ketë nevojë për kujdes mjekësorë, do ta marrë atë.

Ka shtretër të mjaftueshëm edhe kuadri shëndetësorë është i gatshëm të punojë me pacientë me Covid-19. Qytetarët të jenë të qetë, askush nuk do të mbetet pa mbrojtje shëndetësore dhe pa shërbime mjekësore”-pohoi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Ndërkaq ministri i Brendshëm Oliver Spasovski i cili dy ditë më parë njoftoi se kishte rezultuar pozitiv në testin për koronavirus, është shtruar në Klinikën Infektive. Ministri Filipçe tha se gjendja e tij është stabile me temperaturë të lehtë.

Sa i përket rasteve të reja me virusin korona, Ministri i Shëndetësisë tha se bëhet fjalë për infektime lokale dhe të njëjtat nuk lidhen me qytetarë të vendeve fqinje, andaj sipas tij, tani për tani nuk merret parasysh mbyllja e serishme e kufijve.

Mbyllja e kufijve, tani për tani nuk planifikohet sepse nuk kemi raste të reja që vijnë nga jashtë vendi. Problemi tek të gjitha vendet në rajon, Evropë dhe tek ne është nga transmisioni lokal”-tha Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.