Përse i vërsulen njerëzit Xhensilës?

Bashkëpunimi i Lumi B me Xhensilën në këngën “Prit Pak” duket se po korr sukses.

Deri më tani, numëron më shumë se 14 milionë klikime dhe mund të konsiderohet si një nga hitet e verës.

Megjithatë, referuar komenteve të shumta në Youtube, për një pjesë të njerëzve, diçka në këngë është ndryshe – Xhensila.

Përpos komenteve që komplimentojnë pamjen dhe zërin e saj, që duhet thënë se janë të shumta, ka edhe komente të tjera, po ashtu të shumta në numër, që vënë në dukje praninë e autotune dhe/ose pamjen e re të Xhensilës.

Ndalemi fillimisht te autotune (procesor audio që ndryshon performancën vokale).

“Kënga e bukur, por pse e ke modifikuar zërin kështu?” pyet dikush.

“Nuk dua të dukem e keqe, por kjo këngës nuk të shkon fare Xhensila, ti e ke zërin yll, nuk ke nevojë për autotune,” shkruan një tjetër.

“Unë e dëgjoj gjithmonë Xhensilën, por këtë herë e ka prishur zërin.

Nuk tingëllon fare mirë,” lexohet në një tjetër koment.

Përveç zërit, shumë komentues nuk pajtohen me pamjen e këngëtares.

Ata e konsiderojnë atë ndryshe, më ektravagante se zakonisht.

Sipas tyre, ajo po “zhvishet” më shumë “se ç’janë mësuar ta shohin”.

Duhet thënë që në këngë, Xhensila shfaqet më provokuese, aspak e ekzagjëruar, por gjithsesi shumë ndryshe nga paraqitja e saj e zakonshme nëpër videoklipe.