‘Ping-pong’ mes PDSH-së së Thaçit dhe iniciativës së Selës

ajmet e kundërta që vijnë nga kjo degë, brenda pak orësh.

Mbrëmë, një komunikatë e dërguar në emër të Degës së PDSH-së në Haraçinë, njoftonte bashkimin e kësaj dege me lëvizjen e Ziadin Selës për reformimin e PDSH-së.

Por vetëm pak orë më vonë, kreu i Degës Ismet Sinani ka mohuar lajmin dhe kalimin e kësaj strukture në lëvizjen që drejtohet nga Sela.

Në deklaratën e djeshme, thuhet si vijon: “Duke e ndjekur me vëmendje situatën politike të krijuar pas zgjedhjeve të fundit parlamentare në Maqedoni, duke analizuar në veçanti rrethanat dhe veprimet e fundit brenda Partisë Demokratike Shqiptare dhe në biseda të gjata dhe të shpeshta mes anëtarësisë së gjerë të Degës së PDSH-së në Haraçinë, të indinjuar dhe shumë të shqetësuar nga humbja në zgjedhje dhe mos gjetja e një opsioni fitues për të disatën herë me radhë, ne si pjesë aktive e kësaj strukture politike dhe pjesa dërmuese e anëtarësisë sonë, mendojmë se zgjidhja e vetme e shqetësimeve tona do të jetë Reformimi i brendshëm i PDSH-së. Prandaj, prej sot, Dega e PDSH-së në Haraçinë, mbështet fuqishëm Lëvizjen për Reforma në Partinë Demokratike Shqiptare, të cilën e nisi Ziadin Sela dhe Dega e Strugës dhe të cilës shumë shpejt besojmë se do ti bashkohen të gjitha degët dhe nëndegët tjera të PDSH-së”, thuhet në deklaratën e nënshkruar nga anëtarë të Kryesisë së Degës së PDSH-së në Haraçinë.

Por sot ka reaguar kryetari i Degës, duke thënë se lajmi i është i pavërtetë.

“Unë kryetari i degës së PDSH-se Haraçinë Ismet Sinani nuk i jam bashkangjitur Ziadin Selës. Falsifikim e mashtrim! Unë kam qenë dhe vazhdoj të jem PDSH me besim të plotë se kryetari ynë z. Menduh Thaçi do të arrijë që të realizojë objektivat tona”, thuhet në reagimin e kreut të Degës