Plaçkitet vetura në Shkup, pronari ka një apel: Na e kthe sexhaden se e kemi ble në Qabe!

Vëlla i Shqiptar, ti që pram nga ora 18:00 – 21:30 para Xhamisë Isa Beg në Shkup na e theve kerrin…. E di që ky mesazh do të arrij tek ti. Na lëndove shumë në këtë ditë xhumaje, krejt ti bëjmë hallall, nuk po ti lypim kamerat e dronin e telefonin, kuferat apo dëmin që i bëne kerrit… Sjelle diku vetëm Lap Topin, Memory Kartat dhe sexhadën e shokut tim, të cilën e kishte blerë në Qabe. Këto nuk të bëjnë punë ty aspak, vetëm neve dëm të madh dhe ty dënim në këtë dunja dhe tjetren.